Loading…
Gjeorgjia ‘tallet’ me futbollistët e Kukësit, nuk i lëshon vizat për lojtarët e ekipit
  • 08/08/2018 | 08:33

...

Skuadra e vetme shqiptare e mbetur në garë në kupat e futbollit evropian përballet me një problem jashtë fushe, që mund të cenojë rrugëtimin e saj.


Kukësi ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes së turit të tretë të Europa League me Torpedo Kutaisin, pasi 4 lojtarë të formacionit verilindor nuk kanë marrë viza nga shteti gjeorgjian.

“Katër lojtarë të ekipit tonë nuk janë pajisur me vizë hyrëse nga autoritetet gjeorgjiane. Konkretisht Fait Reginaldo nga Mozambiku; Valon Ethemi dhe Edis Maliqi nga Maqedonia; si dhe Fatjon Maloku nga Kosova. Është shkëmbyer i gjithë dokumentacioni i duhur me klubin pritës dhe Konsullatën gjeorgjiane në Stamboll, atë shqiptare në Stamboll, kemi vënë në dijeni Ministrinë shqiptare të Jashtme, sikurse dhe delegatin e UEFA-s, që të na ndihmojnë në përshpejtimin e marrjes së vizave. Nga klubi dhe autoritetet gjeorgjiane na është premtuar se ky problem do të zgjidhet, por nisur nga kjo situatë, në rast të mosdhënies së vizave për këta lojtarë, ndeshja duhet të shtyhet”, shkruhet në komunikatën e Kukësit, transmeton tch.

Sipas klubit, arsye që nuk kanë të bëjnë aspak me futbollin po cenojnë aventurën evropiane të klubit.

Ndeshja mes Torpedo Kutaisit dhe Kukësit është paraparë nga UEFA të luhet më 9 gusht, në orën 21:00.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë