Loading…
Gjermani: Kosova prezantohet në Panairin e ekonomisë digjitale në Koln
  • 11/09/2018 | 10:38

...

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë prezanton Kosovën në panairin më të madh të ekonomisë digjitale, marketingut dhe inovacionit DMEXCO 2018.

Sipas një njoftimi për media nga kjo Ministri në Köln takohen liderët botërorë të ekonomisë digjitale, marketingut dhe inovacionit.

“Përmes këtij panairi të mirënjohur, synohet ndërkombëtarizimi i ekonomisë kosovare, thithja e investimeve të huaj, ndërtimi i urave të bashkëpunimit mes komunitetit tonë bashkëpunëtorëve të huaj, si dhe promovimi i Republikës së Kosovës dhe inkuadrimi në zinxhirët e vlerave ndërkombëtare të ekonomisë”, thuhet në një komunikatë nga Ministria e Inovacionit.

Siç thuhet në komunikatë Kosova do të përfaqësohet në krah me liderët botërorë të fushës, madje në të njëjtën hapësirë me Google, Facebook, Adobe dhe të tjerë.

Në Köln do të jenë të pranishëm edhe një numër i konsiderueshëm i ndërmarrësve kosovarë, të cilit janë edhe iniciatorë të kësaj pjesëmarrje.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë