Loading…
Gjermani-Suedi: Lufta zhvendoset jashtë fushës, shihni çfarë ndodhi pas përfundimit
  • 23/06/2018 | 23:32

...

Ndeshja ndërmjet Gjermanisë dhe Suedisë ka përfunduar në mënyrën më dramatike dhe me shumë emocione.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, ishte Toni Kroos i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm duke “zgjuar” Gjermaninë që do të vijojë të jetë pjesë e Kampionatit Botëror.

Por menjëherë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, trajneri i Suedisë, Jane Anderson, u përfshi në një debat të nxehtë me menaxherin e kombëtares gjermane, Oliver Bierhoff.

Gjermanët akuzohen për mosrespektim dhe thuhet se kanë bërë gjeste tek drejtuesit suedezë, teksa po vraponin për të festuar golin. Siç raportojnë mediat nga Suedia, trajneri Anderson thotë se disa prej gjermanëve po vraponin duke bërë veprime fyese, prandaj edhe ishte nxehur.

“Sjellja e gjermanëve ndaj nesh ishte shumë e keqe. Në këto raste nuk duhet bërë provokime të hapura ndaj bankës tjetër”, ka thënë trajneri suedez.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë