Loading…
Gjermania hapë dyert për punëtorë, po hiqen kushtet për kosovarët
  • 28/11/2018 | 14:18

...

Për gjetjen e një vendi pune në Gjermani deri më tani kërkohej kualifikimi i caktuar apo diploma, pastaj kontrata, leja dhe viza për punë. Por me projekt-ligjin e ri, i cili akoma është në debat publik në Gjermani pritet të ketë lehtësime të shumta.

Me projektligjin e ri parashikohet një mundësi e re që i mundëson personave me kualifikimet e nevojshme që të vijnë në Gjermani pa kontratë pune dhe të kërkojnë punë gjashtë muaj me rradhë.

Dy kushte kryesore janë për personat që mund të vijnë: Njohja e gjuhës gjermane për aq sa kërkohet për vendin përkatës të punës dhe si dhe financimi i vetvetes. Pra këta personave nuk kanë të drejtë të marrin ndihmë sociale, ata ti mbulojnë vetë shpenzimet e tyre derisa sa ta gjejne në vend pune.

Para hyrjes në Gjermani ata duhet të dëshmojnë se kanë para për të mbuluar shpenzimet e tyre për banesë, ushqime, sigurim shëndetësor dhe gjëra tjera të nevojshme.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë