Loading…
Gjermania i frikësohet ekonomisë së Europës, investon miliarda në ar
  • 01/11/2017 | 10:15

...

Gjermania është bërë shteti më i interesuar për të investuar në ar, pasi gjermanët kanë shpenzuar rreth 6 miliardë euro për blerjen e arit, gjithnjë sipas Këshillit Botëror të Arit, transmeton gazetametro.net


Sipas mediave ndërkombëtare, ekspertët gjermanë po i frikësohen edhe një tërmeti ekonomik, i atillë që kishte ndodhur më 2008, krizë që u pasua nga reforma të stërzgjatura ekonomike nga mbarë shtetet e botës që kishin rënë në recension, e që disa prej tyre ende nuk e kanë marrë veten.

Regjistrat tregojnë që gjermanët para vitit 2008 nuk ishin fare të interesuar për investime në ar, por kësaj radhe gjërat janë ndryshe. Në raportin e Këshillit Botëror thuhet që gjermanët janë të frikësuar se paratë e tyre mund të humbin si më 2008, prandaj po mundohen që t’i investojnë ato në gjëra të vlefshme për të parandaluar humbjen e kapitalit.

Zhvillimi ekonomik në Gjermani ka qenë i mirë në dekadën e fundit, por investitorët kanë qenë shumë të kujdesshëm sa i përket rreziqeve të sistemeve financiare europiane. Rritja e shitjes së arit në Gjermani po lidhet edhe me ngjarjet në Katalonjë dhe në Britani, me rajonin e Spanjës që kërkon shkëputje dhe me Britaninë e Madhe që po vështirëson daljen nga BE për shkak të negociatave. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë