Loading…
Gjermania me transport publik falas për uljen e ndotjes së ajrit
  • 13/02/2018 | 23:44

...

Qeveria gjermane parashikon transport publik falas në qytete për të përmirësuar cilësinë e ajrit, një masë e bërë publike sot dhe që synon për t’iu shmangur hetimit nga gjykata evropiane.


“Për shtetet rajonale dhe komunat parashikojmë ofrimin falas të transporteve publike për të ulur numrin e makinave të pasagjerëve në qarkullim”, bënë me dije në shkresë ministrja e Mjedisit, Barbara Hendricks, ai i Transporteve Christian Schmidt dhe i Financave, Peter Altmaier, drejtuar komisionerit evropian përgjegjës për mjedisin, Karmenu Vella.

Kjo masë së bashku me disa të tjera do të testohet në 5 qytete gjermane, Bonn, Essen, Herrenberg, Reutlingen dhe Mannheim. Sipas propozimit të Berlinit masa do të hyjë në fuqi jo më vonë se fundi i vitit.

Ideja e futjes së transportit publik falas ka nxitur gjithsesi një farë rezervash në Gjermani. “Qeveria federale duhet të bëjë publike mënyrën e financimit të këtij projekti”, u shpreh Michael Ebling, kryetar i një federate të shërbimeve publike (VKU).

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë