Loading…
Gjermania ndalon veturat me naftë
  • 27/02/2018 | 18:27

...

Gjykata federale në Gjermani ka vendosur se qytetet në atë vend kanë të drejtën të ndalojnë lëvizjen e makinave me naftë në zonat urbane me qëllim që të reduktojë ndotjen e ajrit.


Ky rast shkaktoi reagime në publikun gjerman edhe para se të nxirrej vendimi, për shkak të pasojave të mundshme për industrinë e automobilave vendase, e cila në vitet e fundit është tronditur nga skandali “dizel gate”.

Padia u iniciua nga një organizatë jo-fitimprurëse Aksioni për mjedis jetësor, e cila merret me mbrojtjen e mjedisit.

Sipas Ministrisë së Trafikut, në rrugët gjermane lëvizin mbi 15 milionë automjete me naftë, shumë prej të cilave janë modele më të vjetra dhe konsiderohen si ndotës të madh të ajrit kur bëhet fjalë për emetimet e dëmshme.

Përveç Shtutgartit, ndalimin e makinave me naftë në rrugët e tyre janë duke e shqyrtuar edhe Dyseldorfi dhe Munihu.

Disa nga metropolet kryesore evropiane, si Madridi dhe Athina, tashmë kanë njoftuar se do të ndalojnë qarkullimin e automjeteve me naftë deri në vitin 2025, ndërsa Franca dhe Britania e Madhe do të ndalojnë automjetet me dizel deri në vitin 2040. /Gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë