Loading…
Gjermania shmang sulmin terrorist me armë kimike, terroristi bëri blerje online
  • 14/06/2018 | 13:20

...

Prokurorët gjermanë kanë bërë të ditur që organet e sigurisë kanë arritur të shmangin një sulm terrorist me armë kimike të cilin planifikonte ta kryente një ekstremist islamik, shkruan Deutsche Welle, transmeton Gazeta Metro.

Hetuesit gjermanë kanë thënë që 29 vjeçari nga Tunizia i identifikuar si Sief Allah H. që ishte arrestuar të mërkurën, kishte porositur përmes internetit elementet e duhura për të prodhuar ricin, një agjent vdekjeprurës që prodhohet nga fara Ricinnus.

Terroristi kishte pasur sukses në prodhimin e ricinit në muajin maj dhe helmi ishte gjetur në apartamentin e tij në Koln. Megjithëse ende nuk dihet se ku planifikonte ta përdorte helmin, prokurorët thonë që ai punonte për një sulm në Gjermani, por nuk ka prova që të ketë qenë i lidhur me ndonjë organizatë terroriste.

Gazeta gjermane Bild raportoi që ishte inteligjenca amerikane ajo që lajmëroi kolegët gjermanë për planin e sulmit me helm nga terroristi i arrestuar.

Ricini shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe sulme si dhe simptoma të tjera. 350 miligramë e kësaj toksine mund ta vrasë lehtë një person të rritur. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë