Loading…
Gjermanja që shkoi në Irak për ISIS’in: E shkatërrova jetën time
  • 15/12/2017 | 19:57

...

Një adoleshente gjermane që po përballet me dënimin me vdekje në Irak ka treguar se si e ka shkatërruar jetën e vet me vendimin për t’iu bashkuar ISIS’it dhe për të marrë pjesë në luftën e xhihadit, transmeton Gazeta Metro.


Linda Wenzel, që ishte 15 vjeç kur shkoi në Irak dhe u martua me një ekstremist islamik, thotë që tash nuk e ka idenë se si ka shkuar në ISIS dhe shton se me këtë vendim e ka shkatërruar jetën e saj.

Ajo tash po pret me ankth gjykimin në Bagdad, pasi Iraku nuk ka marrëveshje ekstradimi me Gjermaninë, duke ia pamundësuar asaj gjykimin në shtetin e vet.

Ajo thotë se asnjëherë nuk ka luftuar për ISIS’in, por e pranon që ka falsifikuar nënshkrimin e nënës së saj, që si e mitur i duhej për të nxjerrë biletën drejt Stambollit, prej nga kaloi për në Irak.

Wenzel u takua me familjarët e saj pas një viti. Megjithatë, mbetet të shihet nëse prokurorët do të kërkojnë dënim me vdekje për të. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë