Loading…
Gjesti human i yllit të Francës: I dhuron për bamirësi të gjitha fitimet e Kupës së Botës
  • 17/07/2018 | 17:09

...

Kylian Mbappe ndihmoi Francën që ta fitojë Kupën e Botës të shtunën, me një gol në fitoren prej 4-2 kundër Kroacisë.


Por edhe pse Kupa e Botës ka përfunduar, megjithatë, Mbappe është lojtari për të cilin ende vazhdohet të flitet, transmeton gazetamero.net

Dhe këtë herë jo për aftësitë e tij prej futbollisti por për zemërgjerësinë e tij derisa ai do të dhurojë të gjitha fitimet nga Kupa e Botës për bamirësi.

Sipas ‘USA Today’, Mbappe, i cili shënoi 4 gola këtë vit për Francën, ka vendosur të dhurojë fitimet e tij nga gara për një organizatë bamirësie  që iu jep mësime të futbollit falas fëmijëve të hospitalizuar dhe me aftësi të kufizuara në sport.

Pas konsultimeve, Mbappe vendosi që fitimet e Kupës së Botës do t’i shërbenin një qëllimi më të mirë nëse dhurohen për bamirësi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë