Loading…
Gjesti humanitar i Unikkatilit për fansin e hendikepuar |FOTO
  • 09/08/2018 | 17:49

...

Reperi i njohur kosovar me vendqëndrim në Amerikë, Viktor Paloka, i njohur me emrin artistik Unikkatil, ka bërë një gjest shumë prekës për një fans të tij.


Flamur Bala, i ka shkruar Unikkatilit në Facebook, duke kërkuar që ta takojë, pasi kjo ishte edhe dëshirë e nipit të tij tashmë të vdekur, ndërsa këngëtari i është përgjigjur Flamurit, i cili fillimisht nuk e ka besuar që ishte duke biseduar me të vërtetë me Unikkatilin.

Ai i kishte premtuar që do ta bënte të pamundurën ta takonte dhe e kishte realizuar premtimin e tij.

“Shqiptarët kur e japin fjalën bota bëhet e vogël dhe takohen. :Faleminderit Viktor Paloka që ma mundësove foton si kujtim për nipin tim që na sheh nga lart, dhe për mua që nuk do ta harroj kurrë”, ka shkruar Flamuri përkrah fotos me Unikkatilin./GazetaExpress

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë