Loading…
Gjesti i madh i politikanes: Paraqet burrin në polici për pedofili (Video)
  • 13/09/2017 | 11:49

...

Deputetja australiane Rachel Carling Jenkins e shokoi opinionin kur publikoi se në kompjuter të bashkëshortit të vet kishte gjetur pornografi të fëmijëve.


Ajo ka deklaruar se shumica e kanë kritikuar për atë se kishte publikuar në parlament se e ka paraqitë bashkëshortin në polici.

“Për njerëzit ishte e çuditshme që menjëherë kam vendosur që të flas me zë për atë dhe të shkojë në polici”, ka thënë deputetja australiane e Partisë Konservative.

Shumica e kanë këshilluar që ishte dashur të heshtë dhe të përpiqet ta ndihmojë.

“Por pasi erdha pak në vete pas ditës histerike, munda vetëm të mendojë për ato vajza të vogla dhe si t’i ndihmojë. Nëpër ato fëlliqësira nuk munda të kalojë”, ka thënë Jenkins, transmeton gazetametro.net.

“Shumë njerëz më kanë thënë “Të faleminderit, tani kam fuqi të flas për këtë”, ka thënë deputetja.

Në momentin kur kishte zbuluar pornografinë e fëmijëve në kompjuterin e bashkëshortit të vet me të kishte qenë edhe djali i saj, prej të cilit kishte kërkuar ndihmë për qasje në kompjuter, sepse  burri i saj sillej çuditshëm kohëve të fundit.

“U ndjeva shumë keq, qava, bërtita. Ishte tmerrshëm edhe për djalin tim, ishte i tërbuar”, ka thënë Jenkins.

Mendova: “Kaq ishte. Martesa ime përfundoi si i pash ato fotografi”, përfundon ajo./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë