Loading…
Gjiganti Fiat Chrysler ka investuar 1.4 miliardë euro në Kragujevc të Serbisë
  • 06/06/2018 | 15:04

...

Kompania italiano-amerikane e prodhimit të veturave, Fiat Chrysler Automobiles, ka të ndërtuar një fabrikë gjigante në Kragujevc të Serbisë ku ka investuar 1.4 miliardë euro, shkruajnë mediat italiane, transmeton Gazeta Metro.

Në këtë impiant prodhohet modeli i Fiatit tip 500L. Drejtori i fabrikës, Alessio Leonardi, ka thënë që është e rëndësishme që Serbia të investojë në industri në mënyrë që të zhvillohet dhe të modernizohet ekonomia.

Duke folur në një konferencë, Leonardi tha që fabrika në Kragujevc është një ndër më modernet dhe më automatiket që ka Fiati në tërë botën.

FIAT 500L

Sipas marrëveshjes për investim që grupi FCA kishte arritur me qeverinë serbe më 2008, kompania ka 67 përqind të pronësisë në këtë fabrikë, kurse Qeveria serbe pjesën e mbetur prej 33 përqind.

Fiat ka në pronësi markat e njohura si Alfa Romeo, Chrysler, Dodge, Fiat, Jeep, Lancia, Maserati. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë