Loading…
Gjilan: Babë e bir vrasin kushëririn për motive të ulëta
  • 20/08/2018 | 10:55

...

Policia në Gjilan ka dalë me detaje rreth vrasjes që ka ndodhur dje pasdite në fshatin Verbicë e Zhegovcit në këtë komunë.


PK-ja ka konfirmuar se 24-vjeçari A.N. dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga 47 vjeçari B.N. dhe nga i mituri 16-vjeçar A.N.

Më herët u raportua se viktima dhe të dyshuarit janë familjarë mes vete, ndërkaq të arrestuarit janë babë e djalë.

Po ashtu, Policia ka konfirmuar se motivet që dyshohet se kanë çuar në këtë vrasje janë të ulëta.

Ky është njoftimi i PK-së: 

Policia e Kosovës në Gjilan përmes telefonit ka pranuar një informatë për një rast “Vrasje”.

Pas pranimit të informatës njësitet e stacionit policor të Gjilanit dhe Hetimeve rajonale i kanë ndërmarr të gjitha veprimet primare për zbardhjen e këtij rasti, si dhe menjëherë është njoftuar dhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes krim teknika ka bërë procedimin e vendit të ngjarjes, si dhe janë ndërmarr masa rreth mbledhjes së informacioneve lidhur me incidentin.

Në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar dhe fatkeqësisht vetëm ka mundur ta konstatoj se viktima A.N. (1994), ka qenë pa shenja jete, dyshohet nga shkrepja e armës së zjarrit. Policia ka arritur që ti arrestoj dy të dyshuarit shqiptar shtetas të Kosovës banor rezident të fshatit Verbicë e Zhegocit B.N. (1971), si dhe A.N.(2002) ata janë sjellë në stacion policor, ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, po ashtu në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pushkë e gjuetisë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, arma është konfiskuar në cilësi të provës materiale. Janë identifikuar disa dëshmitar okular, të cilët po ashtu janë intervistuar nga ana e hetuesve policor, kurse në ndërkohë në vend ngjarje ka ardhur prokurori i shtetit dhe IML-ja të cilët me urdhër të prokurorit të shtetit, trupin e pa jetë të viktimës e kanë dërguar për autopsi.

Ndaj dy të dyshuarve nga ana e prokurorit të shtetit është lëshuar aktvendimi mbi ndalim prej 24 orëve për të dyshuarin kryesor të miturin A.N.(2002), si dhe 48 orëve për të dyshuarin tjetër.

Dyshohet se kësaj ngjarje të rëndë ti kenë parapri mosmarrëveshjet dhe motivet e ulëta që kanë pasur në mes vete viktima dhe të dyshuarit. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë në vazhdim.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë