Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2017” Gjilani ka hapur dyert edhe për ekspozitën e arteve pamore me titull “Peneli i Flakës”.
Në “Peneli i Flakës” janë ekspozuar punime të krijuesve të ndryshëm, në pikturë, skulpturë dhe grafikë. Tematikat e punimeve trajtojnë tema të ndryshme me dominim të elementeve të fuqishme kombëtare shqiptare, në këtë rast janë ndarë edhe çmimet për punimet më të mira artistike.
Çmimin kryesor e mori skulptori Sabri Shaqiri, ndërsa janë dhënë edhe tri çmime tjera për pikturë të autorëve: Faton Mazrekaj, Xhevdet Dula dhe Skënder Idrizi.
Kryetari kësaj komune Lufti Haziri i ka përgëzuar fituesit si dhe tha se qytetin që ai e drejton artistët e kanë kthyer në një qytet kulturor. /gazetametro.net