Loading…
Gjithçka drithëruese: Del filmi dokumentar për Lorik Canën
  • 06/12/2018 | 19:43

...

Më në fund është publikuar edhe filmi autobiografik i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i quajtur “Lorik”.

Ky film ka pasur premierën sonte në Tiranë, me ç’rast ka mbledhur personalitete të ndryshme të sportit e politikës, transmeton Koha.net.

Një projekt ky i realizuar nga Andi Deçka, ku në ndihmë të këtij filmi autobiografik i kanë ardhur në ndihmë edhe njerëzit e afërm të futbollistit legjendar, Lorik Canës.

Lorik (2018) – Trailer

DigitAlb prezanton filmin dokumentar "Lorik", dedikuar jetës dhe karrierës së kapitenit legjendar të Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana. Së shpejti në kinema 🎬

Posted by DigitAlb on Wednesday, 5 December 2018

Ajo çka mund të theksojmë nga kjo pjesëz e këtij filmi, ishte rrëfimi i një prej pjesëtarëve të familjes së tij, teksa u shpreh se mbrëmjen e Beogradit në sfidën me Serbinë, kishte humbur vetëdijen kur pa atë çfarë ndodhi dhe se ishte trembur shumë për shëndetin e Lorikut.

 

View this post on Instagram

 

BIG Day!!! 1st screening “LORIK” @andidecka

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on

Një rrëfim tjetër ishte edhe ish-sulmuesi francez, Xhibril Sise, teksa u shpreh se Cana ishte nga ata mbrojtësit që e shikoje sa në të majtë dhe sa në të djathë, sa në sulm ashtu edhe në prapavijë. Një legjendë si Loriku? E vështirë të përsëritet për herë të dytë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë