Loading…
Gjobiten Apple dhe Samsung, ngadalësuan qëllimisht celularët
  • 24/10/2018 | 17:59

...

Një hetim nga italianët ka zbuluar se dy kompanitë gjigande të teknologjisë, kanë ngadalësuar me qëllim pajisjet teknologjike të tyre.


Pas kësaj, Apple dhe Samsung janë gjobitur me nga 10 milionë dhe 5 milionë euro, për ‘ngadalësim të planifikuar’ në celularët e menqur të tyre, transmeton gazetametro.net.

Një hetim i publikuar në janar nga autoritetet e këtij shteti ka zbuluar se programet e këtyre celularëve kishin një efekt negativ në performancën e pajisjes.

Gjatë hetimit është parë se Apple dhe Samsung njoftonin përdoruesit të instalonin programin e ri, i cili vetëm po ua ngarkonte më shumë celularët dhe po u shkaktonte probleme të ndryshme.

Apple është gjobitur pasi që nuk u kishte dhënë konsumatorëve informatat e sakta, dhe nuk u kishte treguar dëmet që ky program ua shkakton baterive të telefonave.

Ndryshe, dy kompanitë gjigande nuk kanë dhënë ndonjë koment rreth kësaj çështje./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë