Loading…
Gjykata jep vendimin ndaj Fatmir Limajt
  • 24/11/2017 | 07:58

...

Gjykata sot jep aktgjykimin ndaj ish-ministrit të Transportit, tani zëvendëskryeministër, Fatmir Limaj, në rastin gjyqësor të njohur si MTPT.


Limaj akuzohet për krim të organizuar e korrupsion, që ka të bëjë me kurdisje çmimesh të tenderëve në kohën sa Limaj ishte pjesë e PDK-së e ministër i Transportit.

Krahas Limajt të akuzuar janë Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.   Në fjalën e tij përfundimtare Fatmir Limaj, të mërkurën tha se nuk ka asnjë provë që e implikon atë në korrupsion, pasi siç deklaroi ai, në fjalën e prokurorit në asnjë shkresë, e në asnjë dokument nuk është thënë se ka ndodhur ndonjë keqpërdorim gjatë kohës sa ai ka qenë ministër.

Limaj ka pohuar se është krenar që pas 2764 ditëve, ajo që e ka thënë është provuar pasi sipas tij nuk është prezantuar asnjë provë që vërteton akuzën e prokurorisë.

Gjithashtu, ai tha se atij i është bërë një gjyq publik, dhe se njerëz dhe disa media, nuk kanë lënë asgjë pa bërë në tendencë për të shkatërruar personalitetin e tij.

Limaj ka sqaruar se ky gjykim ka filluar me një letër dhe me atë letër do të përfundojë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë