Loading…
Gjyqtari Ahmet Rexhaj, përdor për nevoja personale veturën zyrtare pas orarit të punës |FOTO
  • 10/08/2018 | 19:44

...

Gjyqtari për kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Pejë Ahmet Rexhaj, në orët e pasditës së sotme është parë duke e keqpërdorur veturën zyrtare pas orarit të punës.


Një dëshmitar okular në kushte anonimiteti ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” se gjyqtari Rexhaj është parë me familje në veturë zyrtare pas orës 16:00.

Nga po i njëjti dëshmitar “Gazeta Blic” ka arritur të sigurojë edhe fotografi, ku shihet se vetura me targa “4Z 160-02” është ndalur përball një lokali në qytetin e Pejës.

Brenda veturës zyrtare shihet edhe një i mitur, i cili supozohet të jetë anëtar i familjes Rexhaj.

Institucionet e vendit kanë marrë vendim që mos të përdoren veturat zyrtare jashtë orarit të punës, megjithatë përdorimi i veturave zyrtare për nevoja personale të punonjësve të institucioneve të Kosovës mbetet në nivel të lartë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë