Loading…
Godet Xhavit Haliti: Këto ndërmarrje e bëjnë evazionin më të madh fiskal
  • 07/12/2017 | 17:00

...

Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti, në një fjalimin e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, duke folur për hapat që duhet marrë për përparim që duhet bërë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ka ngritur disa prej çështjeve më problematike më qeverisje, ndërsa ka folur konkretisht për ikjen nga tatimi.


“Ndërmarrjet e mëdha bëjnë evazionin fiskal më të madh. Rroga minimale është shumë e ultë. Sepse marrin një gjysmë rroge në zarf”, ka thënë Haliti, transmeton GazetaMetro.net

“A mund ti kontrollojmë që të i marrin këto para në mënyrë të rregullt”, ka pyetur ai.

Ai ka bërë thirrje që të gjendet mënyra për të ndëshkuar punëtorët e administratës shtetërore e lokale, duke kërkuar që të gjithë ata që implikohen në çështje të korrupsionit të mos mund të përfitojnë nga privilegjet që sjellë puna në administratë.

Sa i përket ligjit për sigurime shëndetësore, ai ka tërhequr vërejtjen se së pari duhet bërë ligji për sigurime shoqërore, dhe kërkoi që të ndryshohet ligji për sigurime.

“Nuk mundet ministri të bëj ligjin për sigurime shëndetësore. Duhet bërë ligji për sigurime shoqërore” ka thënë Haliti.

“Nuk kemi kontroll shtetëror të sigurimeve, i cili kërkon të dhëna dhe i raporton kuvendit. S’kemi kurrgjë, e kemi një byro por ajo nuk mjafton. Ndryshonte ligjin. Agjencionet nuk mund të kenë buxhet të pavarur”, deklaroi ai. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë