Loading…
Goditja që vrau toreadorin e famshëm spanjoll (VIDEO)
  • 19/06/2017 | 15:44

...

Van Fandino, një toreador i famshëm spanjoll, u vra në një arenë të Francës nga një dem ditën e shtunë.


36-vjeçari nga Bilbao u pengua gjatë luftimit tradicional me demin dhe mori një goditje të fortë me bri në gjoks, duke i shpuar një mushkëri. Fandino ndërroi jetë pasi pësoi dy herë atak kardiak në ambulancën që po e dërgonte në spital.

Në Spanjë ky ishte lajmi kryesor në çdo media ditën e dielë, ndërkohë që edhe familja mbretërore e konsideroi tragjedi vdekjen e toreadorit.

Ndryshe e panë këtë çështje aktivistët e të drejtave të kafshëve. Në një komunikatë, ata e quajtën vdekjen e Fandinos “tragjedi”, por shtuan: “Tragjedi është çdo luftim për 1000 demat që vriten brutalisht në Francë çdo vit. Këta dema nuk kanë asnjë shans mbijetese dhe i nënshtrohen një vdekjeje të dhimbshme”./Gazeta Metro/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë