Loading…
Golf 8: Kur do të prezantohet e çfarë dizajni do të ketë
  • 28/09/2017 | 10:00

...

Golfi është një prej serive më të suksesshme të veturave, jo vetëm nga ato të prodhimit gjerman. Gjiganti Volkswagen parashikon që të nxjerrë në shitje modelin më të ri të kësaj serie, Golf 8, në vitin 2019, transmeton gazetametro.net


Dizajni i Golfit gjithnjë është orientuar kah evolucioni, më shumë se sa kah revolucioni. Ky model, ndryshimin më të madh e ka pësuar me modelin Golf 3, pasi modeli paraprak ishte shumë më ndryshe.

Prandaj, Golf 8 parashihet të jetë një dizajn evolutiv prej modelit paraardhës, por natyrisht që do të ketë edhe ndryshime në teknologji.

Gazetat gjermane shkruajnë që modeli i ri Golf 8 GTI do të mund të arrijë shpejtësinë prej 100 km/h brenda 5 sekondash, që është nivel i lartë për këtë kategori veturash.

Modeli bazik Golf 8

Modeli GTI i Golf 8 do të dalë në shitje më 2020, një vit pas daljes së modelit bazik. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë