Loading…
Google investime në inteligjencën artificiale
  • 22/01/2018 | 23:41

...

Gjiganti amerikan i internetit “Google” do të hapë një qendër të kërkimit bazik në Francë, e destinuar për inteligjencën artificiale, njoftoi sot grupi me rastin e një takimi të kreut të tij me presidentin francez, Emmanuel Macron.


Kjo qendër e kërkimit bazik, e treta nga ky grup pas Mountain View (SHBA) dhe Zyrih (Zvicër), do të vendoset në sheshin parisian, që do të shtrihet në 6000 metra katrorë për t’u kthyer në një kampus.

“Arritjet e ndryshme të vendit në fushat e shkencës, të artit apo edhe në fushën akademike e bëjnë atë një vend ideal për krijimin e një qendre të kërkimit bazik mbi inteligjencën artificiale”, theksoi Pichai, cituar në një komunikatë.

Paralelisht, “Google” do të rrisë numrin e të punësuarve në Francë nga 700 në 1000 persona, gjithmonë në kryeqytet.

Një tjetër gjigant i internetit, Facebook, kishte njoftuar më herët qëllimin për të dyfishuar kërkuesit në qendrën e tij për inteligjencën artificiale, krijuar në vitin 2015 në Paris, që do të arrijë nga 30 në 60.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë