Loading…
Gorrilla përshëndet në mënyrë të veçantë dhe qesharake vizitorin
  • 17/05/2018 | 23:35

...

Inglo Gerlach po vizitonte një kopsht zoologjik në Holandë, kur një gorillë ia ngriti gishtin e mesëm, në atë që duket si një sjellje e ulët.


Vizitori 65-vjeçar mbeti i habitur me këtë veprim, të cilin arriti ta kapte në fotografi, transmeton Telegrafi.

“Dukej se nuk ishte në humor të mirë, andaj më përshëndeti në këtë formë. Megjithëse, për rreth kishte shumë aktivitete për të bërë, derisa gorillat tjera ishin më energjike”, ka thënë Gerlach.

Imazhi që e postoi në llogarinë e tij, u shpërnda menjëherë në rrjetin social duke grumbulluar edhe shumë reagime pozitive.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë