Loading…
Grabitje e rëndë, tani në Shqipëri
  • 12/01/2019 | 23:27

...

Një grabitje e rëndë ka ndodhur, kësaj radhe në Shqipëri. Edhe më saktësisht, kjo ngjastje e rëndë ka ndodhur në Shkozet, në lagjen 14 të qytetit të Durrësit, transmeton Gazeta Metro.


Tre persona të maskuar kanë grabitur një biznismen dhe familjen e tij. Ata kanë ndjekur lëvizjet e tij dhe i kanë zënë pritën pranë shtëpisë. Nën kërcënimin e armës ata kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave. Atë dhe familjen i kanë lidhur paraprakisht.

Por, ata kanë marrë me vete djalin e biznismenit. Atë e kanë liruar disa minuta më vonë.

Paraprakisht deklarohet se shuma e grabitur është rreth 10 mijë euro. Policia vendore e Durrësit vazhdon të heshtë në lidhje me ngjarjen ndërsa janë ngritur postoblloqe për kapjen e autorëve. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë