Loading…
Grabitje në aeroportin e Tiranës, identifikohet njëri prej autorëve
  • 19/08/2017 | 18:26

...

Dy shtetas shqiptarë janë grabitur në aeroportin e Rinasit, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.


Në rastin e parë bëhet fjalë për shtetasin, S.Z, 41 vjeç, banues në Fier, të cilit i është vjedhur telefoni në zonën e kontrollit fizik. Pas denoncimit janë hapur kamerat dhe është identifikuar autori, i cili është P.D 50 vjeç banues në Shkodër.

Në rastin e dytë shtetasi A.A 43 vjeç ka denoncuar se në një lokal brenda aeroportit të Rinasit i janë vjedhur disa sende personale. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.08.2017, shtetasi S.Z, vjeç 41, banues në Fier kallëzon se rreth orës 10:00, në Aeroportin e Rinasit, në zonën e kontrollit fizik, i kanë vjedhur celularin. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë është identifikuar si autor i dyshuar, shtetasi P.D, vjeç 50, banues në Shkodër, udhëtar në një nga linjat ajrore Tiranë–Romë. Punohet për kapjen e tij. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 18.08.2017, shtetasi A.A, vjeç 43, banues në Tiranë, kallëzon se rreth orës 10:00, në Aeroportin e Rinasit, në një lokal, i kanë vjedhur çantën me disa sende personale dhe një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë