Loading…
Gratë janë më të suksesshme në biznes në këto 3 vendet: Publikohet hulumtimi me rastin e 8 Marsit
  • 07/03/2018 | 19:03

...

Kushtet më të mira për tu bërë ndërmarrës i kanë Zelanda e Re, Kandaja dhe Suedia.


Por, sa i përket vendeve ku gratë janë të suksesshme në ndërmarrësi, janë Gana, Rusia dhe Uganda, transmeton GazetaMetro.net

Kjo ka dalë nga një hulumtim i kompanisë Mastercard të publikuar me rastin e ditës së grave.

Në 57 vende sa është kryer hulumtimi, në vitin 2016 kanë nisur biznesin 163 milionë gra.

Kompania ka dalë me konkludim se suksesi i femrave në biznes nuk varet vetëm nga ajo se sa është i zhvilluar një treg i caktuar, dhe këtë e tregon fakti se në përqindje, femrat janë më të suksesshme në Ganë, Ugandë dhe në Vietnam.

Arsyeja pse në këto vende ato janë të suksesshme thuhet të jetë situata ku nuk kanë rrugëdalje tjetër, dhe në përpjekje për të mbijetuar ia dalin me sukses në ndërmarrësi edhe pse kanë qasje të kufizuar në kapitalin financiar, pengesa të tjera për shkak të paragjykimeve të shoqërive përkatëse. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë