Loading…
Gresa Behluli kishte punuar në Qeveri, tregon pse u largua
  • 12/10/2017 | 09:51

...

Këngëtarja e njohur, Gresa Behluli, e cila është edhe vajza e këngëtares ikonë të muzikës popullore kosvare, Shyhrete Behluli, ka punuar në zyrën e kryeministrit Isa Mustafa.


Këtë e ka konfirmuar vetë ajo, pasi ka treguar se si juriste ka punuar në një projekt të USAID’it në zyrën ligjore të kryeministrisë, shkruan gazetametro.net.

“Po kam punuar për katër vite në zyrën ligjore të Kryeministrit me projekt nga Usaid dhe Banka botërore, në profesionin tim si juriste, tani i jam kthyer muzikës krejtësisht”, ka thënë ajo.

Tash, siç edhe e tha vetë ajo, i është kthyer tërësisht muzikës. Gresa është e njohur për krijim të këngëve, videoklipeve, e po ashtu ajo këndon në dasma e agjengje të tjera./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë