AAK në Rahovec njofton se mbrëmë në fshatin Vrajakë dëmtuar qëllimshëm posterët promovues të partisë AAK në Rahovec. Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për asamble nga kjo parti, Avni Morina përmes një postimi në Facebook.
“Frika e fitores së ndryshimit ka kapluar kundërshtarët!Të dashur qytetarë. Me shqetësim të madh ju informoj se qysh në fillimet e hershme të fushatës, kundërshtarët politikë kanë filluar me veprime të dhunshme”, transmeton gazetametro.net.
Reagimi i Avni Morinës, kandidatit për asamble:
Frika e fitores së ndryshimit ka kapluar kundërshtarët!
Të dashur qytetarë. Me shqetësim të madh ju informoj se qysh në fillimet e hershme të fushatës, kundërshtarët politikë kanë filluar me veprime të dhunshme. Saktësisht mbrëmë, në fshatin Vrajakë, janë grisur posterët e shpërndarë nga AAK. Në rast se kundërshtarët politikë mendojnë se mund të na ndalin me veprime të tilla, e kanë gabim! Paniku i humbjes së zgjedhjeve po bën që praktika të tilla primitive të pengesës së promovimit të tjetrit të bëhen qysh tash, në fillim të fushatës!
Megjithatë, ne nuk ndalemi! Ndryshimi që ka filluar, nuk ndalet!
Avni Morina