Loading…
Gruaja 92 vjeçare që jetoi në kafaz (Foto/Video)
  • Jan 11, 2017 | 18:43

...

Në Kinë një grua 92 vjeçare u mbajt e mbyllur në një kafaz të ndyrë për disa vite, ajo ishte e detyruar nga djali dhe reja e saj. E moshuara u shpëtua nga autoritetet dhe tani gjendet nën kujdesin spitalor.


Disa pamje shqetësuese tregojnë një grua të vjetër e cila ishte e detyruar të përballonte jetën në një kafaz të pistë për disa vite të tëra.

Sipas fjalëve të saj, gjatë kohës së kaluar aty, ajo nuk kishte mjaftueshëm ushqim e as rroba, madje as një shtrat për të fjetur, ajo bënte gjumë në një copë të vogël të drurit, raporton Daily Mail, transmeton gazetametro.net

Sipas raportimeve të mediave kineze, autoritetet përgjegjëse kanë treguar që po pritet përmirësimi i gjendjes së 92 vjeçares, para se të fillohet me procedurat e duhura ligjore për çështjen. Ndërsa djali dhe reja e saj u morën në pyetje nga policia. /gazetametro.net.

gruaja-2

gruaja-3

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë