Loading…
Gruaja e Bes Kallakut sjell në jetë fëmijën, Besi i pafjalë
  • 12/07/2018 | 15:26

...

Ditën e sotme, çifti më i njohur i showbizit shqiptar, Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku janë bërë prindër për herë të parë.


Burime të ‘Gazetës shqiptare’ kanë bërë të ditur se pritjes së ëmbël të këngëtares i ka ardhur fundi, duke sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit. Xhensila ka lindur në një spital privat dhe mësohet se nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.

Brenda pak ditësh pritet që këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe bashkëshorti i saj Bes Kallaku të bëhen prindër për herë të parë. Besi në një intervistë zbuloi se vajza do të lind në fillim të muajt korrik dhe se ishte shumë i emocionuar që do të bëhet baba.

Siç dihet çifti i njohur ka filluar të bëjë përgatitjet e fundit. Pak ditë më parë Xhensila tregoi nëpërmjet një postimi se po zbukuronte dhomën e vogëlushes, por ashtu si këngëtarja edhe Besi është përkushtuar dhe ka filluar me blerjet e fundit.

Aktori është fotografuar në një dyqan fëmijësh, teksa ka qenë duke blerë dhurata të shumta për vajzën. Në foton e siguruar nga ‘Iconstyle.al’ Besi shihet duke mbajtur në dorë një qese, e cila me siguri ka qenë e mbushur me rroba për foshnjën që pritet të vijë në jetë këto ditë.

Por ndërkohë bashkëshorti i saj aktori Bes Kallaku është duke bërë pazaret e fundit. Ai është fotografuar duke blerë në një dyqan bebesh gjërat e fundit për vogëlushen e tij që pritet të vijë në jetë këto ditë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë