Loading…
Gruaja e vërejti që familja groposi diçka në plazh, shqetësuese çfarë zbuloi
  • 11/07/2018 | 14:01

...

Një grua nga një vend turistik në Uells të Britanisë së Madhe është shokuar pasi ka zbuluar çfarë kishin groposur në rërë disa persona që kishin kaluar ditën në plazh, transmeton Gazeta Metro.

Mediat britanike shkruajnë që gruaja e kishte parë një familje teksa largohej nga plazhi, por nuk i kishin hedhur mbeturinat në shporta, por i kishin groposur të mbeturat në rërë.

Gruaja që jeton në këtë zonë, Coney Beach, në tentim për të dëshmuar sjelljet që bëjnë turistët nëpër plazhe, e mori kamerën dhe duke xhiruar gërmoi aty ku familja kishte groposur. Aty gjeti disa kanaçe pijesh të groposura në plazh.

Sjelljet e tilla janë shndërruar në probleme të mëdha për banorët e zonave të plazhit, pasi turistët nuk kanë durimin të hedhin aty ku duhet mbeturinat duke shkaktuar kaos në plazhe. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë