Loading…
Gruaja e vetme që e braktisi Pikason, të gjithë të dashurat e tij patën fund tragjik
  • 10/01/2018 | 21:38

...

Pablo Pikaso ishte piktor, projektues grafik dhe skulptor spanjoll.  Konsiderohet si njëri nga artistët më të  rëndësishëm të shekullit XX. Ka punuar më shumë 15.000 piktura, vizatime, grafika, plastika dhe qeramika. 


Krahas artit ai kishte një jetë të çudtishme personale, sidomos në lidhje me vajzat për të cilat thuhet se kishin një fund tragjik, vetëvrasje, çmenduri etj, trasnmeton gazetametro.net

Piktori i njohur botëror nuk njohu vetëm dashuri të mëdha, por dhe humbje të mëdha. Pjesa më e madhe e femrave që dashuruan Pikason, patën një fund tragjik.  Mari Terezë Uollter vari veten, Zhaklinë Roke u zhduk, Olga Shoshlova dhe Dora Mar u çmendën.

Por, qe edhe një grua e cila e braktisi atë dhe nuk përjetoj asgjë nga ata të këqijat e përmendura. Ishte Françoise Gilot, kritike arti e njohur.

Për të ekzistonin vetëm dy lloje grash: perëndesha dhe nepërka. Gilot tregon më tepër për gjeniun duke thënë se atë e çmendte ideja që një prej grave të tij mund të jetonte më gjatë. “E dini ç’më ka thënë njëherë? “Ti nuk do të jetosh më gjatë se unë”, kishte ajo në një intervistë.

Ajo mendon se nëse ai do të ishte ende gjallë, do ti thoshte se ti jeton sepse s’të kam bërë të vuash. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë