Loading…
Gruaja i gjuhet myslimanes me shami në autobus: “Po më shikon keq” |VIDEO
  • 12/07/2018 | 20:45

...

Një video e postuar në internet tregon se si një grua i bërtet një gruaje tjetër e cila bartë shami në një autobus, në New York, transmeton gazetametro.net


Videoja është postuar në YouTube të mërkuren dhe tregon incidentin që ndodhi në autobusin i cili udhëtonte prej Brooklyn në Staten Island.

Personi që e ka filmuar këtë video thotë se gruaja e cila është duke bëritur në video mendoi se gruaja me mbulesë po “e shikonte keq”.

“Unë jam një shtetase” , i bërtet fillimisht gruaja myslimanes.

Gruaja tjetër me mbulesë mundohet ta qetësojë atë dhe i tregon se edhe ajo është një qytetare, mirëpo ajo fillon të bërtas përsëri.

“A je e nervozuar, a je ti një qytetare? A e flet të paktën anglishten” , i bërtet ajo myslimanes.

Kur gruaja e vëren që po e filmojnë drejtohet nga kamera dhe fillon të flas.

“Unë jam Ashley dhe je duke më filmuar. Jam në një përleshje me një grua myslimane sepse ajo po sillet keq dhe mendon që ka të drejta të cilat realisht nuk i ka”, thotë ajo.

Pastaj, siç tregojnë dëshmitarët e rastit, gruaja amerikane fillon ti bërtas sërish mysalimanes duke i thënë se autoritetet e emigracionit dhe doganave po vijnë t’a marrin atë dhe se duhet t’ia marrin edhe fëmijët.

Ajo vazhdon me disa fjali të stereotipeve ndaj mysalimanëve.

Asnjëra nga këto dy gra nuk janë identifikuar dhe nuk dihet arsyeja e vërtetë se pse ka filluar kjo përleshje. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë