Loading…
Gruaja italiane e Lorik Canës tregon a flet shqip i biri
  • 12/07/2018 | 22:14

...

Në qershor të 2014-s, Lorik Cana i dha fund beqarisë duke u martuar me arkitekten italiane Monica, me të cilën një vit më vonë mirëpriti fëmijën e tij të parë, Boiken.


Gjatë këtyre katër viteve, Monica duket se është përkushtuar shumë për të mësuar shqip.

E pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram nëse ka mësuar të flasë shqip, Monicashkruan:

“Është një gjuhë e vështirë, por po e provoj… Asgjë nuk është e pamundur”.

Një tjetër ndjekës e pyet se, çfarë fjalësh di ajo shqip.

“Shumë fjalë, por e preferuara është “xixëllonja”, shkruan bashkëshortja e Lorik Canës, shkruan Iconstyle.

Por një nga pyetjet që mund ta keni menduar, duke marrë parasysh patriotizmin e Canës, është nëse edhe djali i tyre flet gjuhën tonë.

“Boiken flet italisht me mua, shqip me të atin dhe frëngjisht me të dy”, tregon Monica Cana.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë