Loading…
Gruaja ofron 30 mijë euro për çantën e humbur
  • 11/11/2017 | 17:01

...

Një pronare që ka humbur çantën e dorës ka hedhur një reklamë në gazeta përmes së cilës ofron 30 mijë euro shpërblim për personin që e ka gjetur dhe do t’ia kthejë çantën, shkruajnë mediat gjermane, transmeton Gazeta Metro.


Në njoftimin e publikuar në faqen e gazetës Bild shkruan se çanta e hirtë e brendit ‘Brioni’ kërkohet së ‘bashku me përmbajtjen’.

Shumë komentues të gazetës që kanë lexuar lajmin kanë shfaqur kureshtjen të dinë çfarë ka pasur brenda çantës në momentin kur është humbur nga pronarja, por gruaja që ka bërë ofertën për çantën nuk ka treguar detaje të tjera për gjësendet në çantë.

Megjithatë, ka pasur edhe të tillë që kanë thënë që marka ‘Brioni’ është jashtëzakonisht e shtrenjtë dhe shpërblimi mund të jetë ofruar vetëm për shkak të çantës, edhe pse kërkesa e gruas për ‘përmbajtjen’ sugjeron që brenda ka pasur gjëra të vlefshme. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë