Loading…
Gruevski flet për aksionin e Kumanovës
  • 24/09/2017 | 23:28

...

Nikola Gruevski ka thënë se dita më e vështirë e tij në tërë kohën sa ka mbajtur pozitën e kryeministrit të Maqedonisë, ka qenë intervenimi në Kumanovë.


“Ka pasur të shtëna armësh, shumë viktima. Nuk mund të them detaje që s’i di mes relacioneve të Ali Ahmeit dhe strukturave të atyre që kanë ardhur në Kumanovë. Ata që kanë ardhur në Kumanvonë nuk kanë qenë intelektual, aty erdhën persona që me të kaluar kriminale dhe terrorizëm”, ka thënë ai një intervistën ekskluzive në “Zona e Debatit” në Klan Kosova.

“ Vërtetë nuk e di se kush ka qenë në rrethinën e Ali Ahmetit. Kam dëgjuar diçka por nuk e di saktë. Vetëm më kujtohet që në gjysmën e dytë të vitit 2014, Ahmeti m’u ankua që ka disa struktura të caktuara kriminale që i dërgojnë mesazhe shantazhi. Tha disa emra të caktuar që i kanë bërë shantazhe dhe ajo ishte e papranueshme”, ka thënë ai.

Gruevski ka sqaruar se informacione e para nga inteligjenca i kishte marrë në fillim të vitit 2015, se siç ka thënë grupe terroriste kishin hyrë në këtë vend dhe po planifikonin sulme.

“Kam marrë informacione që në Kosovë në disa struktura të caktuara kriminale, po mendojnë për hyrje eventuale në Maqedoni për ndërhyrje dhe sulme terroriste. Janë dëgjuar për përgatitje. Më vonë morra informacionin që një grup i madh me armatim bashkëkohor që janë stacionuar në Kumanvonë në fshatin Otël dhe po përgatitet që të nisin sulmet”, ka theksuar ai.

Sipas tij ka pasur plane për vendosje të bombave në qendra tregtare, rrënime urash dhe sulme të ngjashme.

“Kuptohet siç do të bënte çdo shtet tjetër edhe Kosova, Shqipëria apo ndonjë shtet tjetër kemi marrë masa ato masa ishin që të kontrollohet situata. E dyta të mblidhen informacione dhe që të mos i lejojnë aksionet e tyre dhe të kapen ose të eliminohen”, ka shtuar ai.

“Në këtë mënyrë nisëm aksionin ku për fat të keq humbën jetën tetë policë të Maqedonisë, ishte një aksion i vështirë, personat ishin mjaftë të armatosur edhe më armë më bashkëkohore se që ato që kishte policia. Ajo ditë ishte e vështirë për Maqedoninë dhe nuk dëshirojë që të përsëritet”, ka deklaruar ai më tej.

Gruevski ka thënë se nuk kishin zgjidhje tjetër.

“Si institucione ose duhej të pritnim që të na sulmojnë e të vdesin shumë persona të pafajshëm apo që të intervenojmë. Ne ju dhamë mundësinë që të dorëzohen dhe atë dy herë gjatë ditës, një grup u dorëzua, tjetri jo”.

“Mundësia u dha edhe pas disa ditëve. Si struktura kemi treguar vullnet të mirë”, ka shtuar ai.

Gruevski ka thënë se edhe BDI e Ali Ahmetit dhe OSBE kishin bërë thirrje që personat që ai i quan terroristë të dorëzoheshin.

“Ne jetojmë në një rajon turbulent që ka shumë struktura radikale, edhe pas meje edhe para meje ka pasur dhe të ketë ndonjë herë situata të tilla, për fat të keq. Atij që i ndodhin ato ka përgjegjësi, edhe në Amerikë, Gjermani, Angli. Në gjitha vendet po ndodhin sulmet e ngjashme”.

“Nuk mund të jemi fajtor ne që me muaj dikush ka përgatitur mënyra që të hyjë në territorin tonë i armatosur deri në dhëmbë. Ne arritëm ta ndalojmë atë edhe pse pati tetë viktima nga ana jonë”, ka shtuar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë