Loading…
Grupi artistik “HAP” me 2 shkurt me ekspozitë në Tiranë
  • 01/02/2018 | 17:44

...

Ekspozita “Emerge” e grupit HAP po udhëton për në “Destil Hostel” në Tiranë me 2 shkurt 2018. Në këtë ekspozitë do të prezantohen punët e 10 artistëve në medium të ndryshme, pikturë, skulpturë, video, fotografi, shkruan Gazeta Metro


Këtë ekspozitë “HAP” hapi me 12 dhjetor në Fakultetin e Arteve në Prishtinë ku pjesëmarrës ishin: Arbnor Karaliti, Blertë Hashani, Alban Januzi, ValdrinThaqi, Brilant Milazimi, DardanMurseli, Naim Geci, Pajtim Osmanaj, Arben Elshani dhe ErmirZhinipotoku, ku punët e tyre janë  kryesisht miniatura duke i’u përshtatur kështu vendodhjes.

“Emerge” lindi si ide për të sjellur diçka më ndryshe se ekspozitat e zakonshme.

Dëshira ishte që veprat të prezantohen në një ambient tjetër public që mund të vihet në funksion të artit, e që jo domosdoshmërisht duhet të jetë një galeri e zakonshme.

Fillimisht kjo u arritë duke aktivizuar një hapësirë në Fakultetin e Arteve ne Prishtinë, e cila aktualisht po i nënshtrohet një renovimi.

Është titulluar ‘Emerge’ sepse vet definicioni i kësaj fjale do tëthotë zhvendosje nga një vend në një vend tjetër, si nevojë.

Dhe pikërisht për këtë “Emerge” po zhvendoset nga Fakulteti I Arteve I Prishtinës për në Destil në Tirane, ku tiranasit do të kenë mundësi që për një javë sa do të qëndrojë e hapur Ekspozita t’I shohin punët e këtyre artisteve.

HAP

Eshtë një grup artistesh prej 8 personave i përbërë nga piktorë, skulptorë, artistë konceptual e fotografë. të cilët kanë zgjedhur artin bashkëkohorë për të trajtuar temat e ndryshme sociale të cilat proekupojnë vetë grupin dhe shoqerinë në terësi.

Koncepti i ekspozitës:

“Emerge”

Vepra interpreton veten perms artistit, e artisti krijon veprën në bazë të ujdisjes me shpirtin dhe veprën e tij.

Gjithçka është në proporcion me vendin, kohen dhe hapsirën, dhe definon atë çka ka ndodhë dhe çka mundet të ndodhë.

Gjatë një kohe të caktuar në një hapsirë të caktuar, atëherë metafizika e individit veçse përshtatet e fillon t’i jap formë e kahje një diçkaje që e ngacmon atë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë