Mendoj se të gjitha palët e përfshira janë të vetëdijshme se cili është basti, çka është reale dhe çka e mundshme, ka thënë komesari Hahn
Komesari i BE-së për zgjerim Johannes Hahn ka thënë se qëllimi i Bashkimit Evropian është që Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje deri në mes të vitit të ardhshëm.
“Duhet të jetë cak i yni që të kemi marrëveshje deri në gjysmë të vitit të ardhshëm. Gjërat nuk do të jenë më mirë nëse vazhdon puna, sepse do të kemi Komision të ri, përfaqësues të larëtë të ri. Dhe duhet të fillohet përsëri”, ka thënë Hahn, transmeton gazetametro.net.
Në një intervistë për agjencinë maqedonase të lajmeve MIA, ai ka thënë se mendon që të gjitha palët e përfshira janë të vetëdijshme se cili është basti, çka është reale dhe çka e mundshme.
Hahn ka thënë se Kosovës e Serbisë “duhet mundësuar të hyjnë në bisedime me qasje të hapur” por se gjidhja nuk mund të jetë në llogari të tjerëve.
“Kuptohet se i dinë obligimet e tyre ndërkombëtare e shqetësimet, dhe mendoj se i tërë tregimi pasqyrohet në fjalinë ‘Çdo zgjidhje bilaterale në regjion duhet t’i kontribuojë stabilitetit, prosperitetit dhe duhet të jetë e qëndrueshme’. Nuk bën të jetë në llogari të të tjerëve. Përkundrazi”, ka thënë komesari Hahn.
Ai ka shtuar se kjo zgjidhje duhet të jetë diçka që më tej do t’i kontribuojë qëllimit të përgjithshëm – që të gjithë nga gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor të jenë në BE, herët a vonë.
Kjo, sipas tij, është e vetmja zgjidhja e qëndrueshme dhe e sigurt për zgjidhjen e konflikteve në regjion.
/gazetametro.net