Loading…
Hakerët rusë zhvillojnë armën kibernetike që kërcënon Amerikën
  • 13/06/2017 | 19:12

...

“Hakerët e qeverisë ruse” kanë krijuar një program keqdashës, i cili potencialisht mund t’i shkaktojë dëme serioze rrjetit elektrik në SHBA, shkruan “Washington Post”.


Gazeta i referohet kërkimit të një kompanie amerikane, e cila punon në fushën e sigurisë kibernetike.

Sipas gazetës, kjo “armë” është përdorur një herë në praktikë në dhjetor të vitit të kaluar në Ukrainë.

Bëhet fjalë për virusin, të cilin kërkuesit e kompanisë “Dragos” e kanë quajtur “crash over ride”.

Tash për tash dihet vetëm një rast kur ky program keqdashës ndërpreu rrjetin e energjisë elektrike. Kjo ka ndodhur në Ukrainë, kur hakerët për një kohë të shkurtër ndërprenë furnizimin me energji elektrike të prodhuar në Kiev.

Sergio Kaltagirone, drejtor i shërbimit të inteligjencës për kërcënime të sigurisë “Dragos”, ka thënë se virusi nëse modifikohet, mund të implementohet edhe kundër sistemit amerikan për distribuim të energjisë elektrike, me ç’rast efekti do të jetë katastrofal. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë