Loading…
Hakmarrja nuk duhet të politizohet, por dhe kjo kërkon drejtësi me kohë!
  • Nga

  • FETAH BAKIJA

  • 10/12/2017 | 22:10

...

Baba Selim ishte më i vjetri në familjen tonë të madhe Bakija. Ishte marrë vesh nga familjarët se pse e kishin tradhëtu axhën Mustafë, hero i parë i shpallur.


Arsyeja kryesore kishte qenë se ideali i tij dhe angazhimi në LNÇ ka qenë BASHKIMI KOMBËTAR. Njëherit pas vuajtjes së burgut famëkeq në PORTO ROMANO, kishte deklaruar se kurrë më në burg nuk do binte.

Celula partiake kishte marrë vendim që Mustafa Bakija të dërgoj një material tepër sekret në Prizren. Atje do ta priste personi – lidhja për ta strehu pas dorëzimit të dokumenteve që barte më veti. Në rast nevoje ishte parashikuar dhe si do t’i ndihmohej atij.

Ndodhi që ishte informuar xhandarmëria e cila e priti në stacion të autobusit.

Ata menjëherë kërkuan dorëzimin dhe e arrestuan. Meqë kishte armatim me vete, u ul kinse po lidhë këpucët, dhe në ulje nxori revolen dhe qëlloi arrestuesit. Iu iku xhandarmërisë dhe shkoi në shtëpi të tezës së vetë.

Që në Gjakovë i ishte thënë se në rast të ndonjë problemi natën do të takohet në kohën dhe vendin e caktuar me lidhjen e tij për të dalë jashtë Prizrenit. Ai shkoi në vendin e caktuar ku priti më orë të tëra e personi( për familjen i njohur) lidhja nuk i kishte i dalë. I detyruar u kthye prapë në shtepi të tezës.

U bë e njohur( më vonë nga informatat sekrete) se që nga qendra, ishte marr vendim që të likuidohet, në mënyrë shum përfide, mëqë e dinin premtimin e tij që nuk dorëzohet.

Dihet vrasja heroike e tij më që nuk u dorëzua dhe qau rrethimin duke vrarë e plagosur rrethuesit deri sa ra dhe vetë nga mitralozi dhe plumbat e shumtë të ushtarëve.

Këte ngjarje e ka përshkruar edhe artisti ynë Bekim Fehmiu në librin e tij si ngjarje të cilën e kishte përjetuar si femijë atë kohë në Prizren.

Axhallarët e mi kishin insistuar t’i marrin hak për tradhëti lidhjes që e njihnin. Baba Selim kategorikisht kishte ndaluar çfarëdor akti hakmarrës.

Si baba mua më takon i pari të kërkoj hak për djalinë e vrarë. Unë kam të drejtën të marrë hak edhe për vëllaun Taibin dhe nipin Qemajlin që më fikë shtëpia e vëllait. Nuk ka faj Ali Bokshi se të dy palët e dinim se në paqe do veprojmë për çështjën e njëjtë, por rrugët i kishim të ndryshme.

Por prap njerëzit e partisë kishin vendosur që të bënin atentat në Ali Bokshin duke mos i njoftuar Taibin e Qemajlin për këtë. Atentati dështoi. U vra vllau i Aliut. Dhe menjëherë reagoi xhandarmëria duke vra dhe djeg babë e birë – vëlla dhe nipi e Babës Selim.

Kjo prapë mënyra përfide e likuidimit më qellim të patrotëve nga celula e partisë( njërëzit dihen) duke luajtur lojën e Serbisë për pengimin e bashkimit.

Nuk është hakmarrja zgjidhja e problemit. Nuk duhet më ra në grackën e hakmarrjes kur kemi hasmin në shtëpi. Këtë e lyp ai – të vritemi ne.

Kjo është lufta për vatan. Duhesh ta përpijsh edhe zjarrin për të.

Kështu nuk ishin hakmarrë familja për këto vrasje tradhtisht nga vetë shqiptarët me emra të njohur (dhe unë tash i kam të njohur).

Qëllimi i armikut ishte sipas Babës Selim, të vritemi në mes veti me tradhëtarët, duke likuiduar në mes vete. Duke i futur nëpër burgje si kriminelë e jo patriotë.

Ai Baba Selim ishte Bektashi në kohën kur ishte Lidhja e Prizrenit dhe kur teqja e Bektashive nga Prizreni u Strehu në ëhtëpinë tonë.

Andaj nga kjo distancë kohore, jam tepër i gëzuar që Baba Selim jetoi deri sa unë përfundova edhe studimet. E kuptoj madhështinë e tij të rrallë nga njerëzit që njoha në jetën time.eDhe sot më kujtohët mendimi i tij në këtë temë.

‘Biro kur përzihesh në punët e mbrojtjes së vatanit, ruaju mos bëjë gabime. Më mirë të pësosh se të koritesh. Kurrë mos kërko hak nga gabimet e të tjerëve. Mos kërko dhe dëno edhe fajtorët që kanë vra qoftë tëndin apo shokun tënd. Lufta i bënë njerëzit si të çmendur , humbin arsyen e gjykimit, që se njohin as vetin. Fajtorët e mbajnë fajin dhe i rëndon më shumë se ti vrashë. Më vrasjen e tyre nuk zgjidhet çështja vetëm sa rëndohet. Ato çështje dhe ndodhi duhet të mbyllen pa pasoja për Kombin dhe idealët që ka njeri. Historia t’i trajtojë dhe gjykoj. Lërjani asaj – kohës. Koha është gjykatësi më i mirë’ thoshte ai.

Kjo sjellje dhe llogjik e një plaku që humbi dy djemtë në lule të rinisë të martuar, dhe mbyllja e shtëpisë së vëllau Taibit dhe djalit të vetëm Qemajlin, spikerin e parë të radios në Shqipëri gjatë shkollimit, dhe njohësin e pesë gjuhëve botërore. Kjo po më bën të mendohem për vrasjet dhe likudimet që po përmendën përditë të luftës. Dhe po mendoj për Babën Selim.

Kërkesa dhe etiketimet si vrasës kriminel të luftës, sa herë që po vije deri të zgjedhjet apo interesat partiake( se familjare janë të arsyeshme) po arsyetoj Babën Selim dhe veprimin e tij.

Lufta i bënë njerëzit të pa kontrollë jo humanë dhe agresivë. Po dhe hakmarrja politike e grupeve të interesit partive, i bënë dëm çështjes dhe kauzës Kombëtare. Në veçanti neve si shqiptarë që kemi ende idealet e parealizuara si popull – BASHKIMIN KOMBËTAR.

Kjo është një përvojë jetësore nga familjarët e mi dhe plakun e mënçur luftëtar edhe në rrethimin e Shkodrës si 19 vjeçar bashkë me vëllain Din Bakin 17 vjeçar.

Ndoshta nga ky përjetim ju bënë të reflektohet , për hirë të at’dheut dhe ardhmërisë të popullit tonë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë