Loading…
Hamiti: Eliot Engel pritet të jetë Kryetar për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan
  • 09/11/2018 | 11:07

...

Ish diplomati kosovar Muhamet Hamiti dhe Profesor në Universitet të Prishtinës (UP), ka lajmruar sot se miku i moçëm i shqiptarëve dhe i Kosovës, kongresisti demokrat Eliot L. Engel, pritet të jetë kryetar i ardhshëm i Komitetit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan nga janari i vitit 2019.


Hamiti dhe Engel, njihen moti qysh nga vitet e 90’ta, gjatë lobimit të Kosovës në Capitol Hill (Washington D.C.), kur edhe për here të parë në këto hapësira u deklarua se Kosova duhet të jetë shtet i lirë dhe i pavarur.

“Prej shumë vitesh Engel ka qenë përfaqësusi më i lartë i partisë së vet në këtë Komitet. Tash që Partia e tij Demokratike ka fituar shumicën e kongresistve ai do të marrë detyrën e kryetarit të Komitetit”, ka thënë Hamiti, për gazetametro.net

Kongresisti demokrat nga zona e 16’të e Nju-Jorkut, që përfshin edhe një pjesë të Bronksit, ku jetojnë shumë shqiptarë, ka folur për planet e Komitetit për Politikë të Jashtme në një intervistë për gazetën “The Washington Post”, e cila e i referohet si “Kryetari në Ardhje” i Komitetit, përcjellë gazetametro.net

Duke folur për planet për mbikëqyrje të politikës së jashtme amerikane që udhëheqin Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, Eliot Engel flet gjithë kohë në vetën e parë (unë) si kryetar i pritshëm i Komitetit të Jashtëm. Ai shpreh bindjen se Shtëpia e Bardhë do ta marrë seriozisht këtë Komitet, ndërsa në lidhje me Sekretarin e Jashtëm Mike Pompeo, herbreu amerikan Eliot Engel u shpreh se e respekton politikën e deritashme të Sekretarit të Jashtëm Amerikan.

“Ai duhet ta respektojë Komitetin për Politikë të Jashtme. Dhe Respekti është rrugë dykahëshe”, ka deklaruar kongresisti pro shqiptar.

Që nga viti 1989, Eliot Engel ka qenë mik dhe përkrahës i Presidentit Ibrahim Rugova dhe i lirisë e pavarësisë së Kosovës që nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta. Presidenti historik i Kosovës i kishte akorduar Engelit “Medaljen e Artë të Lirisë” më 12 qershor 2004, në pesëvjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s/KFOR-it në Kosovë.

12 qershorin Rugova e kishte shpallur Ditë të Lirisë së Kosovës. Në Kosovë ka një pullë postare me emrin dhe imazhin e Engelit, e inauguruar vitin e kaluar, por edhe bulevard që mban emrin e kongresistit amerikan e mikut të madh të Kosovës dhe shqiptarëve. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë