Loading…
Hamza: Ekonomia joformale ka rënë për 1 përqind
  • 09/11/2017 | 12:55

...

Ministria e Financave dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes projektit të financuar nga BE-ja “Mbështetja e mëtejmë për institucionet e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, kanë prezantuar vlerësimin e vëllimit të ekonomisë joformale në Kosovë.


Me këtë rast u tha se informaliteti në Kosovë është prezent mbi mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian dhe në vitin 2015, krahasuar me periudhën e mëhershme referuese 2013, ka rënie nga 32.7 në 31.7 për qind.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se Qeveria e Kosovës si top prioritet ka përcaktuar sundimin e rendit dhe të ligjit e që kjo do të reflektojë edhe në projektbuxhetin për vitin 2018.

“Sidoqoftë gjithë pajtohemi se informaliteti është prezent, është prezent mbi mesataren e vendeve të BE-së dhe ne duhet të fokusohemi që këtë informalitet me masa konkrete ta reduktojmë dhe ta sjellim në nivele sa më të ultë. Pos vlerësimit të nivelit të ekonomisë jo formale ku sipas këtij raporti ka shënuar një zbritje të lehtë. Në vitin 2015-të, krahasuar me periudhën e më hershme referuese 2013-të, nga 32.7 në 31.7, raporti liston një numër të rekomandimeve që ne seriozisht do t’i marrim gjatë punës tonë të ardhme”, tha Hamza.

Ai është zotuar se gjatë viteve në vijim do të orientojnë resurset  drejtë ngushtimit tatimor dhe këtë duke e përmirësuar bazën e informacionit  dhe inteligjencës për shmangien e tatimeve , duke modernizuar më tutje kontrollin doganor , stimulimin e përmbushjes vullnetare do të punojnë me nivelin lokal  për ngritjen e inkasimit të tatimit në pronë i cili sipas tij,  aktualisht inkasohet në një mesatare vetëm 50 për qind të faturimit. Hamza po ashtu ka thënë se Qeveria e Kosovës, në programin e saj qeverisës një nga top prioritetit e ka përcaktua sundimin e rendit dhe të ligjit.

“Këtë top prioritet e ka reflektua edhe në projektbuxhetin e vitit 2018-të, ku institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit kanë pasur trajtim me prioritet. Nëse e shikojmë projektbuxhetin për vitin 2018-të del që në raport me numrin aktual të punësuarve vetëm në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokuroria do të kenë mundësi të rriten edhe 690 pozita të reja duke përfshirë krijimin e ambientit të mirë për biznes, barazisë në treg dhe pastaj kjo reflekton edhe në buxhetin e Kosovës në nivel më të lartë për të hyrat në buxhet”, tha Hamza.

Ndërsa, shefja  e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova, ka thënë se ekonomia joformale është një çështje që BE-ja po e shikon nga afër.

Ajo po ashtu tha se nuk mund të përmirësohet jeta e qytetarëve të Kosovës nëse nuk e dimë se çfarë pengon rritjen ekonomike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë