Loading…
Hapet Amfiteatri i Tiranës |FOTO
  • 30/05/2018 | 21:55

...

Pas 27 vitesh, Teatri i Hapur i Tiranës i është kthyer dinjitoz parkut të Liqenit Articial, artistëve, kulturës, publikut dhe brezave. Tingujt e magjishëm të Bandës së Forcave të Armatosura shënjuan edhe llimin e një epoke të re kulturore për kryeqytetin.

Për herë të parë, bashkë në një natë, nën tingujt e hënës, 400 artistë u ngjitën në skenën e Amteatrit të Tiranës e cila ishte mbushur plot e për plot nga qyterarë të gjithë grupmoshave për të ndjekur koncertin plot surpriza të përgatitur nga Bashkia e Tiranës në kryeqytet jo vetëm që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve, por njëkohësisht do të gjenerojnë edhe mjaft të ardhura për ekonominë e qytetit.

“Lajmi i mirë është që pothuaj se çdo natë do të ketë një aktivitet dhe mbi të gjitha ta gëzojmë Amteatrin e rilindur të Liqenit të Tiranës. Ne patëm një sherr shumë të madh këtu te këndi i lodrave, patëm një të tillë më të vogël këtu, por gjithmonë u them njerëzve, atyre që thonë, ne s’kemi bukë të hamë, ju bëni teatër e bëni koncert. Nëse qëllimi kryesor i bashkive e qyteteve do të ishte buka, bashkitë do të ishin furra të mëdha buke”, tha kryebashkiaku, Erjon Veliaj.

”  Ata që mendojnë se vetëm buka është ajo që na intereson, lajmi i mirë është që ky teatër do të prodhojë edhe më shumë bukë sepse do të prodhojë më shumë ekonomi, do të ketë më shumë artistë që do të kenë aktivitete, prej tyre do të gjenerohet turizmi në Tiranë”, tha ai duke shtuar se teatri i ri veror do të kontribuojë në një Tiranë më moderne, me një ekonomi më të fortë dhe me më shumë para në qarkullim prej të gjithë aktiviteteve që do të zhvillohen.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë