Festivali FEMART është festivali i parë dhe i vetëm feminist në Kosovë, njëherësh edhe më i madhi në rajonin e Ballkanit që për katër vite radhazi ka bashkuar artistë dhe aktivistë nga mbarë bota në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë./gazetametro.net
Këtë vit, organizata për Art dhe Komunitet Artopolis, organizon për herë të 5-të Festivalin FEMART duke filluar nga data 25-30 Maj, 2017 në qytetin e Prishtinës.
Festivali FEMART çdo vit angazhon mbi qindra artistë dhe aktivistë të cilët shfaqin punën e tyre përmes: Shfaqjeve Teatrale, Film Dokumentar, Film të Shkurtë, Leximeve skenike, Artit Vizual, Ekspozitave, Performancave, Koncerteve, Promovime Librash, Ligjëratave, Punëtorive, Paneleve të Diskutimeve dhe Prezantime të ndryshme në formë të artit.
Është hapur aplikimi për artistë sot, dhe mund të aplikoni në këtë mënyrë dërgoni e-mail në [email protected] ndërsa për të kërkuar aplikacionin thërrisni në +381-38 221-512.
Më shumë informacione mbi festivalin klikoni linkun: http://femart-ks.com/en/
Aplikimi është i hapur nga data 20 Mars deri më datën 10 prill 2017.