Loading…
Hapet ekspozita e fotografive ‘Unë jam shqiptar’
  • 17/09/2018 | 20:19

...

Në mjediset e Muzeut Arkeologjik në Prizren, në orë e mbrëjes së të hënës, u hap ekspozita e fotografive “Unë jam shqiptar” me protagonist shqiptarët nëpër botë që nga koha e Skënderbeut e deri në ditët e sotme.


Ekspozita e hapi arkeologu Vesel Hoxhaj, i cili tha se ekspozita “Unë jam shqiptar” është aktivitet i Kalendarit të përbashkët kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës Shqipërisë.

Në hapje të ekspozitës, në emër të Ministrisë së Kulturës të pranishmit i përshëndeti Samir Hoxha, I cili tha se kjo ekspozitë që hapet sot në Prizren, shënon një ndër shumë aktivitetet të cilat janë zhvilluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në vitin mbarëkombëtar, kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

“Ekspozita që po hapet sot në Prizren, është një kontribut i çmuar i dy institucioneve të Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore në të dyja anët e kufirit, në lartësimin e figurave të rëndësishme historike por edhe atyre të kulturës, artit, letërsisë, sportit dhe personaliteteve të tjera kombëtare që emigruan shekuj më parë në vende të ndryshme të botës. Por edhe përkundër këtij fakti ata në asnjë moment nuk e harruan vendin e origjinës, kombin dhe vendin e tyre dhe në ç’do rast e potencuan faktin dhe lartësuan identitetin e tyre kombëtar duke thënë se “UNE JAM SHQIPTAR”, tha Hoxha.

Duke u frymëzuar nga ky fakt shtoi më tej Hoxha ky le të jetë si shembull i mirë që secili nga ne të jap kontributin e tij për ndriçimin e historisë sonë të pasur dhe personazheve që e kanë bërë këtë histori.

Samir Hoxha, me këtë rast gjithashtu e potencoi faktin e fuqizimit të aktiviteteve të përbashkëta me Republikën e Shqipërisë dhe ky fuqizim po ndodh tha ai “falë përkushtimit dhe punës së palodhshme të punonjësve profesional të institucioneve nga të dy vendet tona”.

Hoxha gjithashtu tha se përkushtim i Ministrisë është edhe organizimi i aktiviteteve të mos ndodh vetëm në kryeqytet por ato të barten edhe në qytetet e Kosovës dhe pikërisht në Prizren.

“Brenda pak ditëve në Prizren do të bartet një pjesë e Ministrisë së Kulturës dhe veç qytet universitar, Prizreni po bëhet edhe qytet i institucioneve të republikës së Kosovës” tha Hoxha.

Ai me këtë rast edhe një herë e rikonfirmoi përkrahjen e plotë të Ministrisë, që aktivitete të tilla dhe projekte të përbashkëta ndërmjet institucioneve tona të konsolidohen edhe më tutje, të zgjerohen dhe të strukturohen ende më shumë brenda fushë veprimtarisë së institucioneve tona.

Profesri Agim Zogaj e përgëzoi organizatorin për ekspozitën dhe për emërtimin që e mban ky aktivitet./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë