Loading…
Hapet Festivali Olimpik, patinazh në qendër të Prishtinës
  • 12/02/2018 | 13:33

...

Në Prishtinë, të hënën është hapur Festivali Olimpik. Me këtë rast, përveç tjerash është ndërtuar edhe një fushë e improvizuar patinazhi.


Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, që ka bërë hapjen bashkë me ministrin e Sportit, ka premtuar edhe më shumë investime në sport, që Kosova të mund të nxjerr edhe më shumë talentë si Majlinda, Akili e Albin Tahiri, i cili po merr pjesë në lojërat olimpike në Kore të Jugut.

“U kënaqa shumë sot në hapjen e Festivalit Olimpik në Prishtinë. Bashkë me dhjetëra fëmijë, provuam patinazhin dhe sporte të tjera. Kosova është kampione në shumë sporte dhe ne duhet të investojmë edhe më tepër, në mënyrë që të kemi vajza dhe djem që arrijnë majat e suksesit sikurse Majlinda, Nora, Akili, Distria e Albin Tahiri”, ka thënë Veseli. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë