Loading…
Haradinaj deklarohet pas tensioneve ‘Te Rrethi’ për zëvendësimin e flamujve
  • 13/02/2018 | 21:33

...

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar përsëri lidhur me situatën e krijuar për vendosjen e flamurit të Kosovës në vend të atij të Shqipërisë në hyrje të Prishtinës, në pjesën tashmë të njohur si ‘Te Rrethi’.


Haradinaj ka treguar respektin për flamurin kombëtar, përderisa ka përkujtuar që Kosova synon t’i shtoj njohjet ndërkombëtare me flamurin e saj, përcjell Gazeta Metro.

LEXO EDHE: Vidhet flamuri i Kosovës ‘Te Rrethi’.

Po ashtu Kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruhet rrugëtimi i shtetit të Kosovës, për të cilin ai thotë që është edhe ashtu i vështirë.

Reagimi pa ndërhyrje i Haradinajt:

Flamuri kombëtar është flamuri i lirisë sonë. Me shekuj kemi rrugëtuar me këtë flamur dhe gjithmonë do ta duam dhe do ta respektojmë.

Vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës bëhet në respekt të shtetit të Kosovës dhe shënimit të përvjetorit të dhjetë të shtetit tonë. Me këtë flamur synojmë njohjen ndërkombëtare. Me këtë flamur zhvillojmë Kosovën dhe të ardhmen euro-atlantike.

Të dashur qytetarë,

Ta ruajmë rrugëtimin, edhe ashtu të vështirë, të shtetit tonë të ri.

Limaj për debatin e flamurit: Majlinda Kelmendi mori medaljen me flamurin e Kosovës

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë