Loading…
Haradinaj del sot para gjykatës
  • Jan 12, 2017 | 08:29

...

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, do të dalë sot para gjyqit në qytetin Colmar të Francës. Sot do të mësohet nëse Haradinaj do të lirohet apo do të vazhdojnë me procedura të mëtutjeshme për ekstradim në Serbi.


Për ekstradim madje Serbia tashmë ka bërë kërkesën, e sot do ta dërgoj edhe të plotësuar ka thënë ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq. Ajo ka thënë se Serbia e kërkon Haradinajn për “Krime lufte ndaj popullatës civile gjatë vitit 1999”, akuza këto për të cilat Haradinajt, thotë ajo, nuk është gjykuar në Hagë.

Në kërkesën për ekstradimin e Haradinajt, e cila të martën i është dërguar Francës, është paralajmëruar se do të ketë fakte shtesë, të cilat para se gjithash kanë të bëjnë me urdhëresën për zgjerimin e hetimeve kundër Haradinajt me fakte të cilat janë mbledhur, ka thënë Kuburoviq.

Por edhe Kosova ka kërkuar që Haradinaj të lirohet me kusht duke mos e bërë të mundshëm ekstradimin e tij nga Franca në Serbi.

Ministria e Drejtësisë e Kosovës Dhurata Hoxha para dy ditësh ka deklaruar se i kanë dërguar disa kërkesa për lirimin e Haradinajt. Ata thanë se kanë ofruar shembuj të arrestimit dhe lirimit të zyrtarëve dhe përfaqësuesve politikë shqiptarë, të cilët ishin arrestuar në mënyrën e ngjajshme si Haradinaj.

Ekspertët ndërkombëtarë, vlerësojnë se Haradinaj do të ekstradohet në Serbi vetëm nëse krimet për të cilat ai akuzohet nga prokuroria serbe ndryshojnë nga ato krime për të cilat ishte i akuzuar dhe në fund u lirua nga tribunali i Hagës, transmeton gazetametro.net

Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i shoqatës së avokatëve ndërkombëtarë tha se “Serbia duhet ta pranojë që kjo është çështje e ndjeshme politike dhe duhet të kërkojë nga Franca që të ngritë aktakuzë ndaj Haradinajt si dhe ta gjykojnë në Paris”.

Bashkimi Evropian ka reaguar zyrtarisht për arrestimin e Ramush Haradinajt duke thënë se “situata të tilla nuk janë të dobishme” dhe se më tej duhet të punohet rreth rregullimit të marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, duke përfshirë zbatimin e një marrëveshje mbi gjyqësorin.

Në anën tjetër qeveria franceze në një njoftim të shkurtë tha se arrestimi i Ramush Haradinajt nuk ka prapavijë politike, por ka të bëjë më çështje të drejtësisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë