Loading…
Haradinaj: Demarkacionit po i vjen fundi, Kosova fituese
  • 13/03/2018 | 23:35

...

Çështjes më të rëndësishme të vendit aktualisht, demarkacionit, siç duket po i vjen fundi. Kështu së paku po deklarohen në vazhdimësi krerët e vendit.

Sipas tyre, votat janë siguruar dhe thirrja e seancës është vetëm çështje ditësh.

Konfirmimin e votave të mjaftueshme për ta kaluar demarkacionin e ka bërë edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Ai në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se kjo temë do të merr fund shumë shpejtë dhe fituese do të jetë Republika e Kosovës.

“Shumë shpejt do të merr fund kjo temë duke e nxjerr fituese Republikën e Kosovës dhe duke e ruajtur miqësinë e mirë me Malin e Zi”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se deri më tani kanë dështuar tri seanca ku pritej te votohej demarkacioni, ndërkaq seanca e radhës ende nuk dihet se kur do të mbahet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë